Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Kalives të Greqisë.
Orgito Lloci, 20 vjeç, është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.
Pas përfundimit të konfliktit, teksa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndjerë mirë.
Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias ku ndërroi jetë.
Policia greke ka shoqëruar 5 personat që u konfliktuan me 20-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.