Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Mastabës në Rethymnon, kur në rrethana ende të paqarta, motori në të cilin udhëtonte 23-vjeçari Kristian Nako dhe një tjetër i ri është përplasur me një kamion.
Në vendngjarje mbërriti autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit dhe mikut të tij 18-vjeçar.
Ky i fundit ka mbërritur në spital në gjendje të mirë, ndërsa shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij, por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hania dhe Iraklio. 23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari dhe aspironte të bëhej doktor.