Një punonjës i Policisë Bashkiake në Vlorë, është dhunuar nga dy persona, babë e bir.
Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç babë e bir, të dy banues në Bestrovë.
Ata akuzohen se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte Bruno Jazaj, 37 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës.