Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, është goditur sot nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Mëngjesi është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu mësohet se gjendja e tij shëndetësore është normale.
Nga ana tjetër dyshohet se ishin 3 persona që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj avokatit Mëngjesit. Gjithashtu mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.