Një burgosje reale u ka bërë Jetnor Zhaboli familjarëve të tij. 35-vjeçari mbante të izoluar gruan, nënën dhe vajzën e tij të mitur në shtëpi dhe i monitoronte nga kamerat e instaluara.
Ai sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe bllokonte valët e telefonit që ato të mos komunikonin me asnjë person.
Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata.
Prej fillimit te marrëdhënies ka qenë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.
Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar që të vrasë veten. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.
Ka qenë nëna e tij, Hume Zhaboli e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të treja. Bashkëshotja e tij për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike.