Një atentat ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:55 tek Rrethi i Selitës, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri 35-vjeçari Zamir Kalemi nga Memaliaj.
Mësohet se autorët që lëviznin me një mjet tip “Nissan”, dyshohet se e kanë gjurmuar objektivin dhe kur kanë arritur paralel me të në drejtim të lindjes në Tiranë, kanë hapur zjarr me kallashnikov.
Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa 35-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe në shpatull.
Në përpjekje për t’ju larguar rrezes së sulmit, ai është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Pasi autorët janë larguar, ai ka dalë nga mjeti i tij tip “Smart” dhe me një makinë të rastit është çuar në spitalin e Traumës ku ndodhet në reanimacion.
Policia ka sekuestruar mjetin i cili u gjet duke u djegur në zonën e Bërxhitës, mjet të cilën përdorën autorët për atentatit, ku më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Po punohet dhe me kamerat në akset ku ka lëvizur Kalemi para ngjarjes, ndërsa policia po kreh zonën që prej mbrëmjes së djeshme për të rënë në gjurmët e autorëve.