Është arrestuar në Dubai, anëtari i bandës së Durrësit, Julian Meçaj.
Meçaj ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.
Dyshohet se Meçaj mund të jetë një nga porositësit e atentatit.
Kujtojmë këtu se atentati ndodhi në 1 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoji.
Gjithashtu në atentat u plagosën prokurori Arjan Ndoji dhe Aleksandër Laho, Alias Pëllumb Muharremi.