Administratori i njësisë Çarçovë në Përmet është arrestuar nga policia, pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka pësuar një aksident.

Behet fjale per shtetasin Ilia Jani, 38-vjeç, banues në Përmet, i cili teksa udhëtonte me makinë në rrugën Çarçovë-Përmet’ në afërsi të fshatit Kaludh, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. K., 49 vjeç, banues në Përmet, i cili është në kujdesin e mjekëve.