Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka nisur procedurat për shkarkimin nga detyra të specialistes, Erisa Fero.

Në lidhje me skandalin AKSHI ka deklaruar se ka nisur menjëherë procedurat e shkarkimit të Feros pas arrestimit të saj pasi u kap me 58 kilogramë kanabis në makinë.

Njoftimi i policise:

Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi. Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.

Erisa Fero u arrestua sot bashkë me Likmend Bashën, që njihet si djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K. Droga mendohet se ishte nisur nga Shkodra dhe tre personat po bënin transportin nga Tirana për në Qafë Thanë. Ndërsa dy të tjerët, F.S., dhe G.S., do të bëjnë trafikimin në Maqedoni. Në trafik dyshohet se janë edhe dy punonjës Policie. Këta policë janë të sektorit të qarkullimit rrugor.

Image