Shpresa Kërku, 41 vjeç nga fshati Bilce i Beratit i ka dhënë fund jetës mbremjen e djeshme duke konsumuar lëndë helmuese.
41-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi kishte konsumuar 3 kokra fotoksinë.
Nëna e dy fëmijëve të mitur dyshohet se i dha fund jetës pas një debati verbal në telefon me bashkëshortin e saj, i cili prej një viti jeton në shtetin grek.
41-vjeçarja ka telefonuar vllanë e saj ku e ka vënë në dijeni të aktit që do kryente, ndërsa i ka kërkuar që të kujdesej për fëmijët e saj të mitur.
“Nuk mundem më, amanet fëmijët”- i ka thënë ajo të vëllait në telefon.
Pas telefonatës vllai i 41 vjeçares ka mbërritur në banesë ku e ka gjetur në gjendjë mjaft të rënduar, ku fillimisht e ka dërguar në spitalin Rajonal të Beratit e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
41-vjeçarja ndërroi jetë disa minuta pasi kishte mbërritur në kryeqytet.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë apo debati në telefon që mund ta ketë çuar drejt aktit ekstrem.
Ajo që bie në sy është mungesa e emrit të bashkëshortit në lajmërimin e vdekjes, ku janë shënuar vetëm i vëllai dhe fëmijët.
Sipas burimeve brenda familjes, në momëntet e fundit të jetës nëna e dy fëmijëve, ka kërkuar që ta varrosnin në fshatin Banaj ku jetojnë aktualisht prindërit e saj.
Ky është rasti i disatë i helmimit me fotoksinë në vetëm pak kohë, duke u kthyer në një fenomen shqetësues që po merr jetë njerëzish.