23-vjeçari shqiptar, me banim në New York u hodh mbi të dashurën, sapo pa që një manjak i çmendur bëri këtë veprim, pranë një stacioni treni.
Këmisha e tij mori flakë dhe ai e shqeu me forcë, teksa duket edhe nga fotot që ka djegie të mëdha në një pjesë të trupit.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar autorin, që ende nuk dihet se pse e bëri këtë veprim.
Së fundmi gazetarë të New York Post kanë shkuar në spital për të vizituar Petritin, ku ai shfaqet i fashuar pothuajse i gjithi dhe mjekët i kanë thënë se ka djegie në 30% të trupit.
Megjithatë 23-vjeçari shqiptar shfaqet optimist dhe thotë se veprimi i tij ia vlen të bëhet për një person që e dashuron.