Ermal Onuzi është zgjedhur kreu i ri i Gardës së Republikës.
Zgjedhja e tij është firmosur sot nga kryeministri Edi Rama.
Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë.
Mes tyre ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.