Marjola Beluli është emëruar drejtuese e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Pas mbajtjes së mbledhjes së trupës gjyqësore në orët e vona të drekës dhe pas analizës së kësaj gjykatë, u zgjodh drejtuesi i ri i saj që është në emetese zv.kryetar i Gjykatës në kushtet kur KLD ende nuk ka emëruar një të tillë.

Në përfundim të procesit u zgjodh në krye të kësaj gjykate gjyqtarja Marjola Beluli, e cila do ushtrojë edhe detyrën e zv.kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në mbledhjen e sotme ka marrë pjesë anëtari i KLGJ Alban Toro.

Deri me sot kjo gjykate drejtohej prej gjykatëses Suela Dashi.