Një 68-vjeçar që tentoi të vriste një shtetas, më datë 08.02.2024 është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.
Sulejman Kapllani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
“S. K., 68 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Shtetasi S. K. akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin S. B. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi””,-thuhet në njoftimin e policisë.