Ish deputeti i Qarkut Gjirokaster, Vangjel Tavo, është kthyer fuqishëm në PS dhe kjo si një lloj hakmarrjeje alla ”Konti i Monte Kristos”.
Ky rikthim për kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi, është një “nightmare” fundi i të cilit dihet nëse marrim në konsideratë gjithkënd, kush e ka provuar forcën politike me ish deputetin e Qarkut të Gjirokastrës.
Nëse Golemi u investua fuqishëm në 2021 që Tavo mos merrte mandatin e deputetit, Tavo me rikthimin në PS, të parin që ka në listën e tij është sigurisht kryebashkiaku gjirokastrit dhe kjo dihet pse.
Keshtu, si fillim këtë të fundit e ka urdhëruar pak ditë më parë që të emërojë në pozitën e nënkryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Dhimitraq Kristidhin, një prej njerëzve më të afërt të Tavos në Gjirokastër.
Jugulajm.net mëson se ka qenë një telefonatë e Tavos në drejtim të Golemit me një kohzgjatje jo me shume se sa 1 minut, që kryebashkiaku gjirokastrit të pranojë me përulje me ton urdhërues propozimin e Tavos për të emëruar Kristidhin ndihmës të tij në Bashkinë e Gjirokastrës.
Mësohet se Golemi e ka pritur telefonatën e Tavos aq me shumë përulje, saqë i ofroi Tavos edhe vendin e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë së Gjirokastrës i cili mbahet aktualisht nga i besuari i tij deri në vetflijim, si dhe disa drejtori.
Mirëpo Tavo mësohet se këtë “konçesion” të Golemit, e ka refuzuar, duke i thene se tani me duhet vetem nenkryetari i bashkise, me vone shohim e bejme.
Tavo në këtë mënyrë rikthehet fuqishëm në PS, ndoshta për të qërruar hesapet me ata që dikur i kanë hedhur baltë, e duket se i pari këtë fat do t’a ketë kryebashkiaku Golemi e më pas radha…..
Emërimi i Dhimitraq Kristidhit pritet të bëhet në fillim të muajit maj.
Ai zëvendëson në këtë post arkitekten e shkëlqyer Jorida Muhon, kapaciteti i së cilës ka qenë luks për një bashki si Gjirokastra.