Thellohet skandali i emërimeve të zyrtarëve me të shkuar kriminale në Doganat shqiptare të drejtuara nga Genti Gazheli.
News 24 ka arritur të sigurojë vendimin e gjykatës së Gjirokastrës të 26 qershorit të vitit 2000 ku Arben Zhupa, drejtues aktual i pikës doganore “Tre Urat” në Përmet, është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të dhënies se ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim. Bashkë me Arben Zhupën janë dënuar edhe 3 persona të tjerë.
Si njohës i mirë i kufirit, Genti Gazheli i ka besuar Arben Zhupës detyrën e shefit të doganës së “Tre urave” në Përmet, thënë ndryshe personi i dënuar për trafik klandestinësh vite me parë tani lufton kontrabandën për llogari të doganave shqiptare.
Pak ditë më parë News24 zbuloi është rastin e 4 zyrtarëve të lartë të doganave të hetuar nga drejtësia greke për kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që u kapën në flagrancë. Genti Gazheli u mundua që të mbrohej duke thënë se dëshmitë e tyre të penalitetit janë të pastra, ndërkohë që nuk tha asnjë fjalë për vendimet e gjykatave greke dhe promovimin në detyrë të doganierëve të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.
Burimi: ”Ballkanweb”