Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Vreshtas në Mlaiq.
Sipas policisë babë e bir ishin duke u konfliktuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Ndërsa babai me emrin Shpëtim Çuka, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Ndërkohë është zbardhur dëshmia e babait i cili goditi me biçak djalin e tij 15-vjeçar pas një sherri mes tyre.
Shpëtim Çuka: Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon.
Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.
I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas.
15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.