Një avokat është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vitin 2021, kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit që të lehtësohej një masë sigurie.
38-vjeçari Arian Cengu, me profesion avokat i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia njofton se dyshohet se më datë 5 Mars 2021, kohë kur ai ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.