Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme (8 shkurt) në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.
Burime bëjë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Selami Brahimi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tip Citroen, në të cilën ndodhej Brahimi.
Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.