Biznesmeni 52-vjeçar, Eduart Reci, ka humbur jetën pas një atentati në Tiranë, ku u qëllua me plumb në kokë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 13 Nëntorit.

Reci u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetonte dhe ndërron jetë disa orë më vonë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.