Është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe Erzen Brecani.
Ismail Zeneli është personi që dyshohet se donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.
Ai është arrestuar te enjte nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë.
Ky grup u zbulua pas zbardhjes se radhës te komunikimeve ne aplikacionin Sky ECC, të mbërritura me letër-porosi nga autoritetet gjyqësore franceze.