Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin, Gëzim Tare, banues në lagjen nr. 2 të qytetit, pas denoncimit nga viktima, e cila pretendon se ai e ka përndjekur për një periudhë kohe.
Sipas hetimeve paraprake, Tare dyshohet se ka kanosur të renë me publikimin e fotove intime, duke ushtruar presion mbi të përmes këtyre kërcënimeve.
Rasti është referuar në Prokurori.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarit.