Një 56-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë, pasi kreu veprime të turpshme me dy vajza të mitura.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lulishte pranë Shën Mërisë në qytetin e Korçes, ku dy vajzat e mitura, përkatësish 7 dhe 8 vjeç, ishin duke luajtur me njëra-tjetrën.
56-vjeçari u është afruar me pretendimin për t’i afruar, dhe nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë të trupit.
Ky nuk është rasti i parë që Nesti Zhobro kryen këto lloj veprimesh, pasi sipas informacioneve ai edhe më herët është denoncuar për të tillë vepër penale.
Policia e arrestoi 56-vjeçarin pas denoncimit të prindërve të dy të miturave ndërsa pritet të dalë para gjykatës për tu njohur në vijim me masën e sigurisë. Gjatë seancës do të dalin në pah edhe detaje të tjera lidhur me hetimin dhe pretendimet e prokurorisë në lidhje me rastin.