Ditën e sotme një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës.

30-vjeçari Luvio Shtora shiste kanabis në zonën e Nishtullës.

Pasi pa policët 30-vjeçari hodhi qesen e drogës dhe tentoi të largohej me vrap, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap nga policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.