Arrestohet nga Policia e Shtetit 21 vjeçari Enea Duro, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një 16 vjeçare.
Të dy janë banorë të fshatit Podgorie në Maliq, ndërsa ditën e djeshme, është hasur rastësisht në fshat me vajzën dhe ka kryer veprime të turpshme, duke e prekur të miturën.
Ka qenë vajza që ka treguar te familja e saj ngjarjen dhe menjëherë janë drejtuar në komisariat për të bërë denoncim.
Nga burimet e policisë konfirmohet fakti se dy të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin që mund ta kenë mbajtur të fshehtë, por ka qenë ngacmim nga ana e Enea Duros.
Dyshohet që autori të ketë probleme me shëndetin mendor ndonëse nuk figuron me kartelë apo dokumenta që e konfirmojnë këtë fakt. Hetimet e mëtejshme të prokurorisë do të hedhin dritë mbi ngjarjen.