Një 58-vjeçar i identifikuar si Edmond Çeka është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të premteje në një rrugë të Bilishtit.

Sipas të dhënave, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, dhe si pasojë e temperaturave të ulëta pasi mund të ketë qenë duke ecur përgjatë kësaj rruge.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.