Në ditën e parë të vitit të ri 2025, një sherr me dy të plagosur ndodhi në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë.

Autori, Kristjan Thaçi, ka plagosur 2 komshinj, babë e bir.

34-vjeçari Thaçi mësohet se ka plagosur me mjet prerës komshiun e më pas me mjete të forta djalin e komshiut.

Ai është arratisur nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.