Njê vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Tropojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali. Viktima është Artur Dauti, kurse autori është Flordian Mulaj 35 vjeç në kërkim.

“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se Flordian Mulaj rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri Artur Dautin rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informon policia.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.