Luljeta Preza 32 vjeç u gjet e vrarë me thikë një ditë më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Ndërkaq në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, përveç dy të arrestuarve janë vënë nën hetim edhe tre shtetase të tjera mes të cilëve një minorene të cilat kishin dijeni për ngjarjen.

“Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që ti bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë”, kanë thënë ata.

Gjithashtu mësohet se 32 vjeçarje prej kohësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e saj pasi jetonte me dy të arrestuarit dhe me tre mikeshat të cilat janë vënë nën hetim.