Një skemë mashtrimi e kredidhënies është zbuluar, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka dhënë 9 masa arresti për administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesve.
Kështu masa arrest me burg janë dhënë për Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Maksuti dhe Alban Kote. Ndërsa arrest shtëpie është dhënë për Kejda Seferi, Elda Ibro, Jorsida Dervishi dhe Alketa Tanushi.
Sipas Prokurorise rezulton se shoqëritë e vogla që japin kredi kanë marrë në një bankë të nivelit te dyte, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
“Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi”, thote policia.