Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi i 42-vjeçarit Rigels Kaso në Tiranë.
Autori i shpallur në kërkim është 35-vjeçari nga Peshkopia, Bajram Gjeleshi.
Ka dyshime se Gjeleshi e ka sulmuar Kason për shkak të disa mesazheve që ai i kishte dërguar bashkëjetueses së tij në rrjetet sociale.
Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi ka përdorur profilin e bashkëjetueses për të ftuar Kason për një takim pranë pallatit ku jetonin, në rrugën “Sokrat Miho”.
Por 42-vjeçari nga Bilishti duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po komunikonte dhe ngacmonte, shkoi në adresën e dhënë dhe aty u përball me dibranin i cili e grushtoi.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së 15 korrikut dhe Kaso është gjetur nga kalimtarët të hënën në mëngjes.
Ata njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë dhe Kaso aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, pa mundur të dëshmojë para policisë.
Kaso ka qëndruar në Tiranë për tre ditë para incidentit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.