Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në një lokal në Tiranë.
Sherri ka ndodhur në një lokal në Laprakë, ku Elton Mergjyshi, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, shtetasin R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç.
Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, ndërsa 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.