Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, Tiranë, ku gjatë një konflikti janë qëlluar me thikë shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.
Sipas informacioneve, tre të rinj kanë qenë duke pirë në një lokal në zonën e Astirit, pasi ishin shokë me njëri-tjetrin.
Nën efektin e alkoolit ka nisur sherri mes tyre.
Autori i identifikuar si Mandi Qori është qëlluar me shpullë nga 18-vjeçari Eri Driza.
Më pas është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë.
Pasi është kthyer në lokalin ku ka qenë duke pirë e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë, fatmirësisht jashtë rrezikut.
I plagosuri tjerët ka marrë një plagë në parakrah, pasi ka tentuar që t’i ndante.