Një aksident është shënuar ditën e sotme në Sarandë, mësohet se Dritan Dauti, 46 vjeç, ka përplasur me makinë një këmbësor i identifikuar si Lulzim Xhaferi.

Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq në pranga ka rënë shoferi i makinës, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave.