Prokurori i rrethit Berat, Dritan Gripshi, ka denoncuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga një person përpara Gjykatës së Beratit.

Autori, sipas prokurorit është Andon Qako.

Ngjarja ka ndodhur kur prokurori i rrethit po dilte pas një gjyqi.

Sakaq raportohet se, për Andon Qakon është kërkuar shoqërimi i tij i menjëhershëm.

Policia ka nisur hetimet.