Një 71-vjeçare, identifikuar si Margarita Çeta, është përplasur për vdekje nga një automjet.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër. E moshuara po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit.
Policia ka vënë në pranga shoferen 53-vjeçare, Angjelina Radoja.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.