Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona nga Maqedonia e Veriut pasi i vodhën çantën me sende personale pushueses nga Greqia.

Në zonën e quajtur ‘Pema e Thatë’, 24-vjeçari David Shapurik dhe 28-vjeçarja Sandra Neshkovska i kanë vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personal pushueses nga Greqia.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën autorët u larguan pas vjedhjes.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.