Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Laprakës, teksa raportohet se personi i cili ka mbetur i plagosur ka shkuar për mjekim në një spital privat.
Ervis Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela.
Plagosja dyshohet se është kryer për motive banale.
I plagosuri ka shkuar në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.