Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë autorët e plagosjes me armë zjarri të një 24-vjeçari në Kuçovë.
Në kërkim Ledio serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku.
“Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi D.G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital”, njoftuan uniformat blu.
Autorit kanë shpallur në kërkim katër persona që dyshohet se janë autorët e kësaj ngjarje. Plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti çasti për motive të dobëta.
“Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G”, njoftoi policia.
E teksa vijon puna për kapjen e 4 të kërkuarve, policia thotë se po punon edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.