Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga puna disa punonjës policie në Elbasan.

AMP shprehet se këta punonjës policie dyshohen për “shpërdorim detyre”. Ata janë inspektor Dhimitër Doka, nënkomisar Theofan Telo, inspektore Andeta Liçi, inspektor Avni Tomor Bahja, inspektor Avni Hamzallari, si dhe Azem Bardhi.

Njoftimi i plotê:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

➡️ N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan.

➡️ Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se…

Inspektor Dhimitër Doka, me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në dhomat e shoqërimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan (Është bërë ndalimi me iniciativë më datë 31.12.2024 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal)

2Nënkomisar Theofan Telo, me detyrë Specialist për Rendin, pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

Inspektore Andeta Liçi, me detyrë Ndihmës Specialiste, pranë Zyrës së Informacionit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

  1. Inspektor Avni Tomor Bahja, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë, pranë DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).
  2. ⁠Inspektor Avni Hamzallari, me detyrë Trupë shërbimi vënd roje, në DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Proceduar ne gjendje te lire).
  3. Inspektor Azem Bardhi, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë, pranë DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Proceduar ne gjendje te lire).