Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i Lojërave” policia ka zbuluar 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin me kompjuterë dhe celularë në Fier.
Për rastet, konkretisht:
-U vunë në pranga Arbri Bakalli, 45 vjeç dhe Marjo Ogici, 24 vjeç, të dy banues në Fier, pasi 45-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në lagjen “15-Tetori”, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me kompjuterë dhe me celularë, të cilët përdoreshin nga Majron Ogici.
-U vu në pranga Fredi Sulejmani, 46 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për Tomorr Abazin, 64 vjeç dhe Shkëlqim Hoxhën, 52 vjeç, të tre banues në Patos, pasi 46-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në këtë qytet, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, ndërsa 2 shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive, me celularë.
-U vu në pranga Klerdi Tafa, 20 vjeç dhe vijon puna për kapjen e Klejdi Jarua alias Aurel Metushi, 39 vjeç, pasi u konstatua se lokali i 39-vjeçarit, në lagjen “29-nëntori”, ku ishte i punësuar Klerdi Tafa, ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.
Për këto raste u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.