Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij janë vënë në pranga sot me urdhër të SPAK.
Armando Ndreca, uarrestua pak javë më parë për dyshime për trafik kanabisi por u lirua më 13 prill.
Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi “arrest me burg” për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke e lënë me caktimin e masës “detyrim paraqitje”.