Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka nisur me ndryshime ne strukture.

Në komisariatin e Pukës është emëruar Kryekomisar Gjin Vatnikaj.

Ai më herët ka qenë drejtues i komisariatit Vau Dejës.

Ndryshime ka pasur në rang drejtuesish vendor.

Në drejtorinë e kufirit dhe emigracionit është emëruar Ardrit Elmazi.

Më herët ai ka qenë zv. Drejtor në policinë e Korçës.

Ndryshime të tjera priten edhe ne disa drejtori dhe komisariate.

Me marrjen e gradave Drejtori i Përgjithshëm ka gati listën me ndryshime.