Ka ndërruar jetë 70-vjeçari që u plagos mëngjesin e sotem nga vëllai i tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qukas i Vjetër, në Fier-Shegan të Lushnjës.

Pas shumë konflikteve për një rrugë ku kalonin, edhe ditën e sotme dy vëllezërit kanë debatuar.

Nazifi, 78 vjeç dhe Hazizi, 70 vjeç janë konfliktuar fizikisht.

Pas përdorimit te sendeve te forta, situata ka degjeneruar deri në përdorim të armës.

Nazifi ka qëlluar me pistoletë në kokë, vëllain Hazizin. Ndërkohë, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me sëpatë.