Një aksident me dy viktima ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Raportohet se një makinë është përplasur me një mjet bujqësor, ku udhëtonin dy viktimat, 81-vjeçari Ahmet Kafazi, dhe bashkëshortja e tij, 77-vjeçarja Salushe Kafazi, së bashku me vajzën e tyre, 58-vjeçaren Feruze Braushi.
Çifti i bashkëshortëve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajza e çiftit raportohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.