Në radhët e policisë në qarqe ka pasur lëvizje të reja. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka bërë edhe te disa zëvendësdrejtorë në qarqe. Këto ndryshime vijnë pak ditë pas emërimit të 12 krerëve të Drejtorive Vendore të Policive në qarqet e vendit.
Raportohet se Ervin Ndreu, i cili ishte edhe garues për Drejtor në Qarqe dhe që deri tani ka qenë shef komisariati Nr.6 në Kombinat është transferuar në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.
Po ashtu Oligert Torba, shefit të komisariatit nr.5 e i është dhënë detyra e zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier.
Hajri Kushe, më parë ish-zv/drejtor në qarkun e Shkodrës është emëruar zv/drejtor në Korcë.
Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë figura të tjera si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka nga Drejtorë Qarqesh shkojnë në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit.