Janë zbardhur emrat e disa prej ish-zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit, për të cilët SPAK lëshoi ditën e sotme urdhër-arresti bashkë me ish-kryebashkiakun, Vangjush Dako.
Mësohet se për 5 ish-zyrtarë, Vangjush Dakon dhe një biznesmen është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për tre gra, ish-zyrtare, është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas të dhënave bëhet fjalë për një hetim të nisur rreth 1 vit më parë për një procedurë prokurimi si dhe dhënien e lejes së një pallati.
Burime bëjnë me dije se fletë-arresti është lëshuar për shtetasit: Adlei Likmeta (ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit), Roza Kovaçi, Edlira Kertusha, Adnand Tocila, Adhurim Qehajaj (ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit) dhe Lira Kertusha (juriste tek urbanistika). Ndërsa biznesmeni i arrestuar është shtetasi Fiqiri Faruku.
Mësohet Roza Kovaçi është mamaja e drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit dhe kushërira e parë e ish-ministrit, dhe deputetit Blendi Klosi, i deleguari politik i Edi Ramës në qarkun e Vlorës.