Një operacion i cili nisi mbrëmjen e djeshme dhe u konkludua ditën e sotme me arrestimin e 52 personave është zhvilluar nga policia e Elbasanit.
Në një konferencë për mediet, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ilir Proda, së bashku me Prokurorin e Rrethit Kreshnik Ajazi, bënë me dije rezultatet e operacionit të koduar “Rrjeti”.
Në kuadër të operacionit janë ndaluar 45 persona, ndërsa 7 janë shpallur në kërkim. Policia thotë se ka shkatërruar krejtësisht një grup kriminal dhe ka goditur pjesërisht dhe 3 të tjerë.
Personat e arrestuar në flagrancë:
- Redi Nerpjetri
- Eljus Trashi
- Mikel Petriti
- Gentjan Gjoka
- Fatjon Blloshmi
Persona në kërkim:
- Enea Tollumi
- Hysen Haziu
- Eliberto Skilja
- Sotir Kokoneshi
- Albi Bicaku
- Migel Balla
- Migen Kucaj
Personat e ndaluar:
- Joni Hasnjoku
- Durim Novaku
- Hysni Sadushi
- Arsen Vishkulli
- Emiljan Dinja
- Ledi Nergjoni
- Erist Skilja
- Gazmir Panxhi
- Gentjan Shabani
- Florenc Demiri
- Gavrosh Berati
- Rigert Kokoneshi
- Ferdinand Sadushi
- Ahmet Kushi
- Denis Darzeza
- Florenc Puto
- Storado Sadushi
- Emre Puro
- Rezarta Isufaj
- Shpetim Myrta
- Edor Hasanllari
- Andrea Gugu
- Armando Buzani
- Erind Hoxha
- Ilirjan Kume
- Sali Isufaj
- Klajdi Isufaj
- Igli Merko
- Hekuran Gjeli
- Xhuljano Gjyla
- Enea Hysenbelli
- Leonard Tola
- Aldo Gjeli
- Esmirand Lici
- Xhulio Lluca
- Armand Lluca
- Oltjon Çela
- Sara Çepi
- Xhevit Bogdani
- Taulant Novaku
- Amarildo Sallaj
- Romarjo Bora
- Rudolf Korumi
- Mariglen Hida
- Fatmir Durbaku
Çfarë u sekuestrua
Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.
Si vepronin grupet
Këta shtetas, prej disa vitesh, ushtronin veprimtaritë kriminale në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe pastrimit të produkeve të veprës penale. Ata vepronin të ndarë në disa grupe kriminale dhe kishin ndarë gjithashtu edhe zonat e influencës ku e ushtronin veprimtarinë e tyre kriminale.
Gjatë analizës kriminale të shtetasve për të cilët sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit, si dhe të personave të shpallur në kërkim, rezulton se:
11 prej tyre kanë qenë të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.
25 prej tyre kanë qënë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti.
Vlen të theksohet fakti që 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat, është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht 3 grupe të tjera kriminale.
Hetimi i thelluar është në vijim, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.