Tre të vrarë dhe një i plagosur në Memaliaj pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti.
Raportohet se Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela janë qëlluar me armë, duke mbetur të vdekur në vend, ndërkohë që një person tjetër ka ngelur i plagosur.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë 74 vjeçari, Shyqo Kalemi.
Dy viktimat e tjera të moshës 36 dhe 47 vjeç, ishin kamarieri dhe klienti i lokalit që u ndodhën aty kur u shkrehën plumbat e kallashnikovit.