Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dy janë shqiptarë.
BMW-ja ku udhëtonin tre viktimat, Egli Gjeci, Altin Hoti dhe Giulia Pellegrini, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes dhe viktimat janë tre të rinj rreth të njëzetave.
Aksidenti ka ndodhur në Portogruaro (Venecia). Makina raportohet se u përplas në një portë që kalonte në pronë private dhe më pas përfundoi në kanal.